Kthehu prapa

Urban Living 1

Urban Living 1 është konceptuar si një kompleks banesor në zemër të zhvillimit urban të Prishtinës. I pozicionuar ndërmjet dy rrugëve të Bllokut Urbanistik C-17, objekti është organizuar në mënyrë që të krijojë një hapësirë të brendshme më të qetë dhe të mbrojtur nga dinamika urbane përreth. Forma e objektit zbut ndikimin e mjedisit të jashtëm, duke ofruar privatësi dhe qetësi për banorët. Fasadat me elemente me ngjyra i japin kompleksit një identitet të dallueshëm, ndërsa organizimi funksional dhe hapësirat e gjelbëruara kontribuojnë në një ambient të rehatshëm banimi. Projekti është realizuar sipas standardeve të larta gjermane të projektimit dhe ndërtimit, me fokus në cilësi, qëndrueshmëri dhe komoditet.

Galeria

1 / 13